Pse kompanitë e sigurimeve janë cak i sulmeve kibernetike?

Ndër kompanitë më të rrezikuara nga sulmet kibernetike janë ato që i takojnë industrisë së sigurisë. Sa më shpejt që këto kompani ta kuptojnë atraktivitetin e të dhënave të tyre për sulmuesit, aq më shumë do të mund të jenë të sigurta.

Meqë kompanitë e sigurimeve janë thesar i informacioneve personale, financiare dhe shëndetësore, çdo shkelje që ia mundëson një sulmuesi t’i marr ato mund të përfundojë me pasoja të mëdha. Pakujdesi të tilla mund t’ju shkaktojnë humbje të parave dhe dëmtim të imazhit.

Industria e sigurisë – target i sulmuesve

Informacioni është ai se çka u nevojitet sulmuesve kibernetik e të tilla i gjejnë me bollëk në kompanitë e sigurimeve. Sipas platformës AccuShred, kur një sulmues targeton një kompani sigurimesh ai e di se do të ketë qasje në kontaktet, të dhënat financiare, të dhënat personale si: adresat, datat e lindjes dhe disa informacione mjekësore.

Ata përpiqen të mashtrojnë edhe punonjësit për të siguruar informacionet dhe fjalëkalimet, duke i bërë të mendojnë se këto informacione po ua japin punonjësve apo klientëve. E që kur punonjësit po punojnë më shumë nga distanca kjo është bërë edhe më e lehtë. Një gabim i një punonjësi mund t’i kushtojë gjithë kompanisë.

Cilat janë dëmet kryesore që shkaktojnë këto sulme?


Dëmtimi i reputacionit 
– Bazuar në hulumtimin e Security Magazine, 80% e klientëve të anketuar kanë deklaruar se nëse rrezikohen të dhënat e tyre, nuk do të përdorin shërbimet e atij biznesi dhe se 85% prej tyre do të ndajnë me tjerët përvojën negative të tyre. Një reputacion negativ shkakton humbje të mëdha të klientëve e që në mënyrë automatike shënon edhe humbje financiare.


Ndëshkimet ligjore – 
Të drejtat dhe të dhënat e klientit mbrohen me rregulla ligjore. Në rast të shkeljes së tyre, bankat përballen me ndëshkime të mëdha. Rikuperimi nga ky dëm mund të jetë i vështirë dhe me pasoja për institucionin.

Si mund PBC t’ju ndihmojë në sigurinë e kompanisë tuaj?

Pasi që industria e sigurisë është kaq sensitive, kompanitë që i takojnë këtij sektori duhet të kujdesen më shumë për sigurinë e të dhënave të tyre. Është e rëndësishme që të aplikohen praktikat e fundit të sigurisë dhe të edukohen punonjësit rreth rreziqeve dhe mundësive të sulmeve kibernetike.

Si mund ta bëni këtë? Nuk është kaq e vështirë sa duket nëse keni partnerët e duhur. PBC kujdeset që siguria juaj të jetë në nivelin më të lartë. Për këtë shërbim kontaktoni PBC në emailin: pbc@pbc-ks.com.