Çka përfitoni nga menaxhimi i burimeve njerëzore me HR System?

Pavarësisht numrit të punëtorëve që posedojnë, çdo organizatë ka nevojë për një sistem të burimeve njerëzore për menaxhimin sa më efikas të tyre.

Organizata juaj që po zhvillohet dita – ditës duhet t’i menaxhojë me sukses të dhënat që lidhen me punëtorët tuaj. E për menaxhimin sa më të mirë është e domosdoshme përdorimi i një softueri profesional. Një softuer i tillë është HR System, i krijuar nga PBC.

Por, çka përfitojnë bizneset me përdorimin e këtij softueri? Finances Online ka radhitur benefitet kryesore:

  1. Monitorimi efektiv i punonjësve

Ndër sfidat më kryesore të organizatave është mbajtja e punonjësve aktual si dhe rekrutimi i atyre të rinj.

Një sistem për menaxhimin e burimeve njerëzore do tu ndihmonte në hartimin e planit të zhvillimit të karrierës së punonjësve tuaj. Përmes këtij sistemi ju mund të: krijoni bazën e të dhënave të punonjësve, menaxhimin e vlerësimit të performancës së tyre, si dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Këto mundësohen përmes HR System.

  1. Monitorimi i pushimeve vjetore dhe atyre mjekësore

Kur punonjësit tuaj papritmas kërkojnë pushime mjekësore apo edhe pushim vjetor, ju sigurisht që nuk do të dëshironit që shkëmbenit email-e që do t’ju konsumonin kohën tuaj.

Një zgjidhje ideale për menaxhimin e këtyre pushimeve do të ishte përdorimi i HR System. Kjo platformë mundëson: krijimin e kalendarit për pushime dhe trajnime të punëtorëve; menaxhimin e pagave si dhe një kalendar tjetër i cili mund të përmbledhë pushimet e ardhshme të stafit.

  1. Menaxhimi i sigurt i të dhënave

Zakonisht të dhënat e stafit ruhen në dollapët e zyrës tuaj. Por, sa e sigurt është që këto të dhëna të lihen aty? Kjo është shumë pak e sigurt.

Megjithatë, ekziston një mënyrë ideale për ruajtjen e këtyre të dhënave dhe mbrojtjen nga personat e paautorizuar. Kjo mënyrë është përdorimi i HR System. Përmes këtij sistemi, ju informoheni se kush dhe çfarë informacione ka parë nga këto të dhëna.

  1. Kursimi i kohës dhe rritja e produktivitetit

Një nga obligimet që i marrin më shumë kohë menaxherëve të burimeve njerëzore është ajo e administratorit. Disa nga këto detyra janë: njoftimi për festat zyrtare, llogaritja e shtesave të pushimeve, regjistrimi i pushimeve, mbledhja e të dhënave të stafit, monitorimi i trajnimit të tyre e shumë detyra të ngjashme që marrin kohë dhe shpenzojnë energji.

Me përdorimin e HR System ju mund të: njoftoni punonjësit tuaj me email, t’ua rikujtoni atyre eventet përmes njoftimeve të automatizuara, si dhe krijimi i listës përmes së cilës monitorohet përmbushja e detyrave.

Njëri ndër sistemet më funksionale të menaxhimit të burimeve njerëzore është HR System, i krijuar nga PBC, i cili mundëson mbledhjen, përpunimin, raportimin e të dhënave dhe përdorimin e këtyre të dhënave për të rritur efikasitetin e burimeve njerëzore në organizatë.
Përparësi e këtij sistemi është se ai lidhet direkt me pajisjet e vijueshmërisë, që mundëson largimin e të gjitha barrierave të cilat fatkeqësisht ndikojnë në rritjen e ngecjeve të përpunimit të të dhënave të punonjësve. Duke ditur që vizion i kompanisë tuaj është rritja e produktivitetit, HR System është sinonimi i kësaj zgjidhje. Prandaj, për më shumë informata rreth këtij produkti, kontaktoni PBC përmes adresës elektronike: pbc@pbc-ks.com.